Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gianluigi Donnarumma martohet me partneren e tij prej 10 vitesh, Haaland dhe Mancini mes të ftuarve në ceremoninë madhështore

    Lamallari: 212 km/h në aksin Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën

    Greqia kërkon që Mali i Olimpit të futet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Strategjia e Mbrojtjes paralajmëron kërcënime të huaja: A është çështja Balluku pjesë e ofensivës për destabilizimin e qeverisë?

    November 23, 2025
    Zv.Kryeministrja Balluku sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

    Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i hapur nga SPAK në lidhje me procedurat e tenderimit të disa projekteve infrastrukturore, ka hapur jo vetëm një debat të gjerë politik, por edhe një tjetër front diskutimi: dyshimet për ndërhyrje të aktorëve të huaj që, sipas burimeve pranë mbrojtjes, mund të synojnë goditjen e qeverisë dhe destabilizimin e demokracisë shqiptare.

    Persona të lidhur me strukturat e sigurisë dhe analizës politike po ngrenë dyshime serioze se hetimi ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku mund të jetë shfrytëzuar si mekanizëm presioni në një operacion më të gjerë ndikimi, ku përfshirja e aktorëve të huaj nuk përjashtohet dhe ku synimi final mund të jetë dobësimi i qeverisë aktuale dhe ndikimi i rrjedhës së demokracisë shqiptare. Këto skenarë marrin peshë të veçantë sidomos kur krahasohen me paralajmërimet e bëra publikisht në Strategjinë e Sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes, një dokument ku përmendet qartë se “siguria e vendit është përballur ndërkohë edhe me theksimin eksponencial të disa kërcënimeve të sofistikuara, konkretisht si sulmet kibernetike… apo aktivitetet e inteligjencës dhe ato influencuese për të rritur ndikimin politik dhe ekonomik të aktorëve globalë kundërshtarë të sistemit demokratik.”

    Goditja ndaj një figure kyçe të kabinetit, përgjegjëse për energjinë, infrastrukturën kritike dhe projektet më të mëdha strategjike, nuk mund të shihet e shkëputur nga një klimë ku sipas dokumentit zyrtar “fuqitë e huaja jo miqësore po përpiqen të depërtojnë ekonomiko-financiarisht dhe të ndërhyjnë keqdashësisht”, duke shfrytëzuar dobësitë e shteteve të vogla për t’i vendosur nën presion politik.
    Hijet e dyshimeve bëhen edhe më të dendura kur krahasohen me paralajmërimin tjetër të fortë të strategjisë kombëtare të sigurisë, ku theksohet se “Aktivitetet influencuese keqdashëse, lajmet e rreme, dezinformimi, teoritë konspirative me qëllime influencuese kanë njohur rritje, me impakt në perceptimin publik ndaj efektivitetit të funksionimit të sistemit demokratik dhe sigurinë në tërësi.

    Realitetet ndërkombëtare dëshmojnë se kjo formë grumbullimi e shpërndarje informacioni/dezinformacioni po ndikon në ekonomitë, kohezionin social, marrëdhëniet politike, proceset demokratike dhe sigurinë. Ndërveprueshmëria e shpejtë, audienca e gjerë ka bërë që ky mjet të përdoret me tendenca rritje dhe po sfidon besueshmërinë në informacionin e vërtetë, atë shkencor dhe efektshmërinë e qeverisjeve, krijojnë panik e kaos me impakt në sigurinë kombëtare”.

    Këto rreshta po interpretohen si një sinjal i qartë se Shqipëria ndodhet nën një sulm të shumëfishtë, përfshirë ofensivën informacionale, presionin politik dhe tentativat për krijimin e tensioneve artificiale në hierarkinë e qeverisë.
    Në të njëjtën kohë, në horizontin politik shqiptar tashmë prej vitesh qarkullojnë akuza për financime të huaja, kryesisht ruse, të ndërlidhura me segmente të opozitës. Pretendime të tilla janë përdorur publikisht për të sinjalizuar tentativat e qarta që shtete të treta të ndikojnë në zhvillimet politike shqiptare, çka i jep një dimension të ri dinamikës së hetimit ndaj Ballukut, e cila tashmë shihet nga disa analistë si pjesë e një lufte të heshtur për balancat e brendshme të pushtetit.

    Goditja ndaj Ballukut mund të jetë pjesë e një strategjie shumë më të gjerë për të çuar drejt dobësimit të figurave më të forta që mbështesin kryeministrin Edi Rama, duke krijuar vakuum politik dhe duke i hapur terren ndikimit të jashtëm.

    Balluku hetimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gianluigi Donnarumma martohet me partneren e tij prej 10 vitesh, Haaland dhe Mancini mes të ftuarve në ceremoninë madhështore

    July 25, 2026

    Lamallari: 212 km/h në aksin Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën

    July 25, 2026

    Greqia kërkon që Mali i Olimpit të futet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

    July 25, 2026

    Zjarret masive në Francë dhe Spanjë dalin jashtë kontrollit, mbi 220 mijë persona të evakuuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.