Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Steinmeier për Krishtlindje: Nevojitet guxim

    December 25, 2025

    Në fjalimin tradicional me rastin e Krishtlindjes Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, bëri thirrje për guxim për të filluar sërish nga e para.

    Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale. Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë”. Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal – sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja – por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese.

    Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.”

    Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë

    Ai theksoi se solidariteti nuk ndalet te kufijtë kombëtarë, duke iu referuar drejtpërdrejt Ukrainës. Steinmeier nënvizoi se vlerat themelore evropiane, kundër të cilave po lufton Rusia në Ukrainë, janë të panegociueshme: “Në shekuj të gjatë kemi mësuar sa të rëndësishme, madje të domosdoshme janë liria dhe dinjiteti njerëzor, paqja e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Presidenti. “Ne nuk heqim dorë nga këto – as për veten tonë, as për partnerët dhe miqtë tanë.”

    Steinmeier e përmbylli fjalën e tij tradicionale me thirrje për veprim: “Na duhet guxim për të filluar gjithmonë nga e para.”  “Na duhet guxim për gjërat e mëdha që i vendosim si shoqëri – dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh jep më të mirën.”/DW

    Krishtlindje Presidenti i Gjermanisë Steinmeier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.