Mbrëmjen e sotme starton programi më i ri i Arbana Osmanit i quajtur “Mirëmbrëma yje”.
Para pak çastesh Arbana ka ardhur me një reagim në rrjete sociale i cili i dedikohet programit dhe të gjithë personave që janë gjendur aty për të.
Në një postim ku publikoi fotografi rreth prapaskenave të xhirimeve, Arbana shkruan përbri:
“Sonte nis “Mirëmbrëma yje” një program që e kam shumë përzemër për atë çka përfaqëson për mua që shpresoj të përçohet dhe tek ju. Një hapësirë me energji të mira, njerëz frymëzues, histori të padëgjuara, muzikë “prej vërteti” dhe të qeshura nga shpirti. Kam dashur të bëj një program që kur të mbarojë të lërë një shijë të mirë tek njerëzit dhe uroj me gjithë zemër te arrij këtë që është pikësynimi im i vetëm. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa partnerë dhe bashkëpunëtorë që besuan në këtë projekt pa patur asnjë “frame” para syve.”
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
Pritjes i erdhi fundi! Arbana Osmani na zbulon rikthimin e saj


