Udhëheqësi i Partisë Laburiste Skoceze, Anas Sarwar, i bëri thirrje kryeministrit britanik, Keir Starmer, të japë dorëheqjen, duke deklaruar se shpërqendrimi duhet të marrë fund dhe lidershipi në Downing Street duhet të ndryshojë.
Kërkesa e Sarwar vjen pas një serie dorëheqjesh brenda ekipit të lartë të kryeministrit. Tim Allan, drejtori i komunikimit i Starmerit, dha dorëheqjen të hënën, një ditë pasi shefi i stafit të kryeministrit u largua gjithashtu.
Të dielën, Morgan McSweeney u tërhoq nga ekipi i lartë i kryeministrit, duke marrë “përgjegjësinë e plotë” për këshillimin që Starmeri t’i emëronte Peter Mandelson si ambasador të SHBA-së në vitin 2024.
Në lidhje me mundësinë që Starmeri të japë dorëheqjen, Downing Street ka hedhur poshtë spekulimet, duke theksuar se “kryeministri po përqendrohet në punën që ka në dorë”.
Zëvendëskryeministri David Lammy dhe kancelarja Rachel Reeves kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryeministrin, ndërsa nga ana tjetër udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kritikuar Starmerin, duke thënë se ai ka humbur kontrollin e partisë dhe se vendi “nuk po qeveriset”.


