ITALI– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përmes një postimi në Facebook, ka ndarë videon me momentet e veçanta nga vizita e saj në Horën e Arbëreshëve në Siçili.
Spiropali iu bashkua festimeve të banorëve në kryeqendrën arbëreshe të Siçilisë të cilët përkujtuan themelimin e këtij vendbanimi prej shekullit të XV.

POSTIMI I SPIROPALIT:
FOTOALBUMI i një vizite që do ta kujtoj gjithmonë, në Horën e Arbëreshëve, kryeqendrën arbëreshe të Siçilisë me rastin e ceremonive festive në përkujtim të themelimit të këtij vendbanimi të shekullit të XV dhe vendosjes së shtatores së Heroit të të gjithë shqiptarëve kudo janë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. ![]()
![]()
![]()


