TIRANË Deputetët e Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga Kuvendi me urdhër të Kryeparlamenatres Elisa Spiropali për shkak se dogjën karriget para godinës së Kuvendit, ndërkohë sot mësohet se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin e tyre.
NJOFTIMI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD:
Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
DOKUMENTI

Tiranë,
____.___.2024
K Ë R K E S Ë P A D I
PADITËS: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramandan Likaj, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho, Edi Paloka, përfaqësuar në gjykim nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Av. Marash Logu, me adresë njoftimi: Zyra e Grupit të PD-së, Kuvendi i Shqipërisë, Blv. Dëshmorët e Kombit, Tiranë.
I PADITUR: Kuvendi i Shqipërisë, me adresë njoftimi: Blv. Dëshmorët e Kombit, Tiranë.
OBJEKTI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 59, datë 02.10.2024, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrje mase disiplinore”.
- Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar zbatimin e vendimit nr. 59, datë 02.10.2024 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrje mase disiplinore”.
BAZA LIGJORE: Neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë;
Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
Nenet 107 dhe 109 i Kodit të Procedurave Administrative;
Nenet 7, 10, 11, 15 dhe 17 të Ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar;
Nenet 65/1, 65/2, 65/3 dhe 65/4 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË
TIRANË
I/E Nderuar Z./Znj. Gjyqtar/e,
- RRETHANAT E ÇËSHTJES
Me kërkesën e datës 01.10.2024, 11 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
LAJM I FUNDIT/ Djegia e karrigeve në parlament, merret vendimi. Përjashtohen këta deputetë