“Numërimi i ndërrimit të viteve do të bëhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj”.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi detaje nga festa që do përfshijë kryeqytetin mbrëmjen e 31 dhjetor, teksa pritet ndërrimi i viteve dhe mikpritja e 2025-ës.
Sipas tij në sheshin Skënderbej do të ketë plot surpriza, nga festivali i dritave, koncerti, ndërsa nuk do të mungojë as spektakli i fishekzjarreve.
Andi Seferi në News24: Do të ketë një klimë shumë festive. Edhe sonte ka festë, ka një koncert festiv që fillon prej orës 18.00 me DJ, Tre musketjerët, etj. Ka spektakël. Por duhet bërë edhe marrja e masave për të garantuar spektaklin.
Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit po punojnë për një plan për të mirëmenaxhuar trafikun e automjeteve dhe lëvizjet e qytetarëve. Qytetarët do orientohen në pika të veccanta. Por edhe automjetet që qarkullojnë përreth sheshit dhe rrugëve periferike. Vetëm nga ana e policisë bashkiake ka një prezencë prej mbi 100 efektivë të shtuar për këto dy mbrëmje, sidomos për mbrëmjen e nesërme.
Risi është festivali i dritave. Ndriçimi i fasadave i shoqëruar me muzikë, do të ndodhë edhe në këto 2 mbrëmje prej 17.30 deri në 22.00.
Data 31 dhjetor tanimë po kthehet në një emblemë të kryeqytetit. Përpos festivitetit që jep fshati në sheshin Skënderbej do të fillojë edhe koncerti i madh që ka nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Do të ketë spektakël fishekzjarresh që do të jenë prezentë si gjithmonë.


