Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Spanjë, mijëra vetë protestojnë pas përmbytjeve shkatërrimtare

    November 10, 2024
    Spanjë, mijëra vetë protestojnë pas përmbytjeve shkatërrimtare

    SPANJË– Mijëra vetë dolën në rrugët e Valencias të shtunën duke kërkuar që autoritetet rajonale të mbahen përgjegjëse për mënyrën se si menaxhuan situatën pas përmbytjeve masive, ku humbën jetën më shumë se 220 persona. Të paktën 80 vetë rezultojnë të zhdukur nga vërshimi i ujit në rajonin e Valencias.

    Protestuesit, që u mblodhën në qendër të qytetit, bënë thirrje për dorëheqjen e drejtuesit rajonal Calros Mazon duke e bërë atë përgjegjës për keqmenaxhim të krizës.

    Protestuesit lëshuan thirrje të tilla si “vrasës” dhe mbanin në duar pankarta ku lexohej se “duart tona janë të baltosura, por tuajat të lyera me gjak”.

    Protesta e organizuar nga më shumë se 30 organizata të shoqërisë civile, ishte një shenjë kundërshtimi për atë që banorët e cilësojnë si reagim të vonuar të ekipeve të emergjencës. Sipas protestuesve, drejtuesi rajonal Mazon lëshoi alarmin disa orë pasi disa fshatra ishin përmbytur nga vërshimi i ujit, në të gjithë rajonin.

    Gjatë protestës pati momente tensionesh, pasi disa prej banorëve goditën me objekte të ndryshme punonjësit e policisë dhe u përplasën me autorietet.

    Protesta, veçse një shfaqje e zemërimit të përbashkët, vuri në dukje ndjenjën e thellë të humbjes në të gjithë rajonin si edhe shtimin e thirrjeve për drejtësi pas katastrofës./VOA

    protesta pas përmbytjeve ne Spanje valencia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.