Kombëtarja e Spanjës është e përqendruar te finalja e madhe e Euro 2024.
Skuadra e Luis De la Fuentes do të sfidojë Anglinë e Gareth Southgate në stadiumin e “Olympiastadion” të Berlinit, me misionin për të siguruar fitoren.
“Jemi të lumtur dhe të emocionuar. Do të luajmë kundër një rivali kaq të rëndësishëm, me lojtarë të mëdhenj. Dhe kjo na fton të mendojmë se do të jetë një spektakël fantastik.
Thuhet se të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë në këtë finale. Do të jetë një spektakël i madh për njerëzit që të vijnë të na shohin dhe të shijojnë ndeshjen“.
Tekniku i Spanjoll u ndal te karakteristikat e skuadrës Anglezë duke u futur në një analizë të finales.
“Kemi stile shumë të ndryshme loje. Ata kanë lojtarë që ju pëlqen të vrapojnë shumë kur gjejnë hapësira.