SPAK po verifikon të gjitha pasuritë por edhe transanksionet bankare të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të afërmve të tij, pas nisjes së hetimeve në lidhje me çështjen “Partizani”. Në sitë kanë kaluar edhe pasuritë në emër të bashkëshortes së tij Liri Berisha, përfshi edhe fondacionin e themeluar prej saj, “Fëmijët shqiptarë”.
Mësohet së prokuroria po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit përfshirë donacione dhe blerje. Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, deklaroi se fondacioni i i krijuar nga Liri Berisha, “Fëmijët shqiptarë”, është një strehë vjedhjeje dhe korrupsioni.
“Edhe pushtetin që e morën dhe mbanin deri edhe me gjak, si gjaku i Gërdecit, i ’97-ës apo i 21 Janarit, ishte pikërisht për këtë qëllim, që të vidhnin dhe të mos linin kurus këtij vendi. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, si familja Meta. Në këtë kuadër, edhe ky fondacion u ndërtua për të bërë korrupsion për të lidhur një fondacion. Si strategji veprimi kishte atë që fillimisht evidentoi bizneset më të fuqishme të vendit, 90 ishin kryesorët dhe fillimisht këtyre bizneseve, nëpërmjet kreut të familjes po edhe ish kryeministrit Berisha u bënin presione, i tundonin me lloj lloj akuzash dhe të tjera dhe më pas në formën e gjobëvënies u kanë marrë sasi të mëdha lekësh, gjoja për fondacionin por që janë përdorur nga familja Berisha. Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka qenë një i tillë”, tha avokati.


