TIRANË– E dyta në rradhë për prezantimin e platformës ishte kandidatja Doloreza Musabelliu, e cila ka shpalosur vizionin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Musabelliu theksoi rëndësinë e menaxhimit të balancuar midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informacion, si dhe rolin e komunikimit institucional pa cenuar hetimet dhe të drejtat e palëve.
Ndër të tjera ajo theksoi përvojën e saj shumëvjeçare në drejtim dhe hartimin e rregullave administrative, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare si OSBE, duke shtuar se ka menaxhuar hetime të mëdha me dhjetëra të pandehur, duke garantuar ndarjen e qartë të detyrave dhe një mjedis pune bashkëpunues brenda SPAK.
“Dimensioni i drejtimi si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dëshmon vizionin frymën e ekipin dhe përgjegjësi për rezultatet. Në lidhje me eksperiencën në hartimin e miratimin e rregullave administrative. Përvoja ime shumëvjeçare më ka ndihmuar… Kam kontribuar si eksperte pranë OSBE. Çështja që ka marrëve vëmendje përfshihet procedimi penale me 32 të pandehur. Po ashtu është edhe procedimi me 33 të pandehur ku është dërguar për gjykim me organizatë kriminale. Në ushtrimin e funksionit drejtues i prokurorisë së posaçme e konsideroj të rëndësishme komunikimin institucional me median, pa cënuar sekretin hetimor dhe të drejtat e palëve. Ka treguar vendosmëri në menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore. Kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke ndërtuar një mjedis punë bashkëpunuar. Vizioni im për menaxhimin e burimeve njerëzore do të fokusohet te mbështetja e zhvillimit profesional…Në lidhje me planin e besueshëm për organizimin e prokurorisë së posaçme, jam e vetëdijshme për rëndësinë dhe për këtë mbetet thelbësore fryma që përcjell. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim. Synimi im është që standardet jo vetëm të ruhen por të forcohen më tej.”-tha Musabelliu./Radar.al


