Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri dhe bashkëpunëtorët dërgohen në gjyq

    November 25, 2025
    Vrasja e Safet Bajrit/ GJKKO lë në në burg Safet Bajrin

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO). Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.

    Fatbardh Lici, i vrarë rreth shtatë vite më parë, dyshohet se ishte viktimë e konflikteve të vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër. Safet Bajri ishte më parë i ndaluar gjatë operacionit “Oaz” të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda dhe kishte edhe një dënim në Belgjikë. Së fundmi, banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë nga SPAK në kuadër të procedimeve të ndryshme penale.

    Konfliktet mes fiseve Lici dhe Bajri kanë filluar që nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Kulla në janar të vitit 2018, ku mbetën të plagosur tetë persona. Më pas, gjatë vitit 2018, ndodhën disa vrasje dhe zhdukje të lidhura me këtë konflikt, përfshirë ekzekutimin e çiftit Boran Bërçana dhe Silva Ndoci, vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht dhe zhdukjen e shtetasve Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa.

    Saga e vrasjeve vijoi gjatë viteve të mëvonshme me atentate ndaj Arjan dhe Fatos Ferracakut, Ferdinand Polisë dhe Endri Mustafës. Sipas SPAK, disa nga këto ngjarje lidhen drejtpërdrejt me përplasjet mes grupeve Bajri-Lici.

    Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025 dhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve rëndojnë akuza për “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale. SPAK ka përzgjedhur prova për të dokumentuar ekzekutimin e Fatbardh Licit, ndërsa motivi dyshohet se lidhet me hakmarrjen e Bajrëve pas vrasjes së ish-efektivit Boran Bërçana.

    Gjyq Safet Bajri spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    April 16, 2026

    Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

    April 16, 2026

    Epilogu i konfliktit në Iran “do të vendoset nga ajo se kush duron më shumë”

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.