TIRANË– I fundit në rradhë për prezantimin e platformës është prokurori Klodian Braho. Kandidati ka rreth 18 vite në sistemin e prokurorisë.
Në fjalën e tij Braho theksoi për 3 çështje penale lidhur me zyrtarë të lartë ku thotë se ka kërkuar konfiskim të pasurive që shkojnë me miliona euro.
Gjatë ligjërimit ai shprehet se, organizmi dhe konsolidimi i Prokurorisë së Posaçme është pjesë e vizionit të tij.
“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtrua funksionin e Prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit. Në Prokurorinë Vlorë kam qenë pjesë e njësisë Task Forcë në këtë prokurori. Prej ditës së parë të Funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture. Së bashku me platformën tim kam paraqitur çështje penale së bashku me zyrtarë të lartë. Në çështjet penale që kam prezantuar lidhur me zyrtarë të lartë kam kërkuar konfiskim e pasurve që shkojnë miliona euro. Në vitin 2023 u konfiskuan 18.4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme ka një kornizë strategjike të miratuar… Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale do garantohet zbatimi i ligjit, askush nuk do të jetë mbi ligjin.”-tha ai./Radar.al


