Komisioni i Përzgjedhjes për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në një mbledhje të zhvilluar sot me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga ICITAP dhe Bashkimi Europian, ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidatin Joni Keta për drejtimin e institucionit.
Sipas vendimit të Komisionit, Keta ka kaluar me sukses të gjitha fazat e vlerësimit, duke u renditur si kandidati më i përshtatshëm për të drejtuar BKH-në për mandatin pesëvjeçar.
Rekomandimi i është dërguar tashmë KLP-së, e cila do të marrë vendimin final për emërimin e tij.


