Site icon Informohu siç duhet

SPAK godet kartelin ndërkombëtar të ko*ainës, zbardhen 8 episode trafiku nga Amerika Latine drejt Europës. Sekuestrohen 232 pasuri me vlerë 12 mln euro

SPAK ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikut të kokainës, duke zbardhur 8 episode të trafikimit të drogës gjatë vitit 2020 nga Peruja, Ekuadori dhe Kolumbia drejt Holandës dhe vendeve të tjera europiane.

Sipas hetimeve, në disa raste bëhet fjalë për sasi të mëdha droge të fshehura në kontejnerë me lëngje frutash, banane, ton dhe rrush të thatë, ndërsa një pjesë e ngarkesave janë sekuestruar në Portin e Roterdamit dhe nga autoritetet holandeze.

Mes episodeve më të rënda rezultojnë:

Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi 232 pasuri, të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Çfarë është sekuestruar:

Vlera totale e aseteve të bllokuara llogaritet rreth 12 milionë euro.

Operacioni është realizuar me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Agjencisë së Administrimit të Pasurive, si dhe në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet franceze, holandeze dhe britanike.

Exit mobile version