Një operacion i gjerë policor është zhvilluar që prej orëve të para të mëngjesit në Vlorë, ku strukturat e SPAK dhe forcat speciale RENEA kanë ndërmarrë kontrolle në disa zona të qytetit.
Burime bëjnë me dije se aksioni është përqendruar në zonën e njohur si “7 pallatet Oslo”, ku janë kontrolluar disa banesa dhe persona të dyshuar.
Operacioni vjen pas zbërthimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilat sipas hetimeve kanë çuar në goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se përmes këtyre komunikimeve janë zbardhur edhe disa ngjarje kriminale, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet dhe verifikimet në terren.


