TIRANË– Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias.
Bëhet me dije se ky hetim lidhet me “portin e Limionit” në Sarandë.
Ndërkohë operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit./ Radar.al


