Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK çon për gjykim Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, 5 akuza penale

    September 10, 2025

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe një grup prej 17 personash të tjerë dhe 13 kompani e organizata jofitimprurëse.

    Akuzat ndaj Veliajt
    Sipas SPAK, Veliaj përballet me pesë akuza penale kryesore:
    9 raste korrupsioni pasiv në bashkëpunim me kompani dhe OJF të ndryshme;
    Pastrim parash në më shumë se një rast;
    Mosdeklarim dhe fshehje pasurie;
    Futje të sendeve të paligjshme në burg;
    Shpërdorim detyre.

    Në njoftimin e SPAK theksohet se Veliaj ka miratuar shpërndarje fondesh publike dhe dhënie lejesh ndërtimi, nga të cilat kanë përfituar kompani dhe OJF të lidhura me bashkëshorten e tij. Si kundërshpërblim, sipas hetimeve, Veliaj ka përfituar shuma parash dhe pasuri të paluajtshme.

    Akuzat ndaj Ajola Xoxës
    Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet për:
    9 raste korrupsioni pasiv;
    Pastrim parash;
    Mosdeklarim pasurie;
    Fshehje të ardhurash.

    SPAK thotë se Xoxa ka përdorur fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të financuar biznese private, organizim eventesh dhe blerje luksi, përfshirë rroba me vlerë mbi 86 milionë lekë.

    Të pandehur të tjerë dhe kompanitë e përfshira
    Përveç çiftit Veliaj-Xoxa, për gjykim janë dërguar edhe biznesmenë të njohur si Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Gentian Sula e të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

    Në listë përfshihen gjithashtu disa shoqëri tregtare si “Fusha” shpk, “Palushi” shpk, “Kontakt” shpk, “Agi Kons” shpk, “Gerard-A” shpk, “Rametal” shpk, “Lani” shpk, si dhe organizata jofitimprurëse si “Eventus”, “Muza”, “BYL-A”, “Frobolous” dhe “Harabel”.

    Sipas SPAK, hetimet paraprake kanë nxjerrë se Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar miliona euro në forma të ndryshme përmes kontratave publike, lejeve ndërtimi dhe projekteve të financuara nga Bashkia e Tiranës. Paratë e marra në mënyrë të paligjshme janë integruar në sistemin bankar, duke u përdorur për aktivitete private dhe pasuri personale.

    SPAK e konsideron këtë skemë si një bashkëpunim të gjerë mes institucioneve publike, kompanive të ndërtimit dhe OJF-ve, që ka dëmtuar interesat e qytetarëve dhe ka shkelur hapur ligjin.

    akuza Erion Veliaj gjykim spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.