Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK aksion në Portin e Durrësit. Nisin hetimet për kontratën e kontenierëve të KURUM

    January 22, 2025
    SPAK aksion në Portin e Durrësit. Nisin hetimet për kontratën e kontenierëve të KURUM

    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë beftas një ditë më parë në Portin e Durrësit duke sekuestruar dokumentacion dhe pajisje.

    Kapitali ka mësuar se aksioni i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në kuadër të një hetimi për kontratën e terminalit të kontenierëve, e cila për koinçidëncë përfundoi pikërisht një ditë më parë.

    Ngarkim-shkarkimi i kontenierëve të mallrave është një nga bizneset më të mëdha në Portin e Durrësit.
    Në vitin 2013, qeveria e atëhershme e Partisë Demokratike e konçesionoi shërbimin tek kompania turke Kurum.

    Por për shkak se turqit nuk respektuan kontratën, në fund të vitit 2017, ish ministri i atëherëshëm i Infrastrukturës Damian Gjiknuri e anulloi koncesionin.

    Në vitin 2021, Autoriteti Portual e privatizoi sërish shërbimin, këtë herë përmes një koncesioni të fshehë.

    Përmes një tenderi, APD e kaloi shërbimin e operimit të terminalit të kontenierëve tek një kompani private nga Malta e quajtur Hili Limited, e cila krijoi për këtë qëllim shoqërinë Mariner Adriatic.
    Sipas kontratës, kompania do të kryente për një periudhë 5 vjeçare shërbimin e ngarkim-shkarkimit të kontenierëve dhe në këmbim Autoriteti Portual do t’i paguante asaj një shifër prej 31 milionë eurosh.

    Zyrtari që nënshkroi kontratën ishte drejtori i atëhershëm i APD, Pirro Vengu, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes në kabinetin qeveritar të Edi Ramës. Burime i thanë Kapitalit se në qendër të hetimeve të SPAK është pikërisht roli i Vengut.

    Dyshime për abuzim

    Në dokumentat e tenderit për dhënien tek privati të shërbimit të kontenierëve, Autoriteti Portual kishte vendosur si detyrim se kompania fituese duhet të siguronte me fondet e veta, një sërë pajisjesh të domosdoshme për kryerjen e shërbimit, përfshirë 3 vinça të tonazhit të lartë, 6 reach stakera dhe 2 lefterakë.

    Por pas zhvillimit të tenderit dhe shpalljes fituese të Hili Limited, kushtet dyshohet se u ndryshuan dhe kostot e blerjes së pajisjeve ju ngarkuan Autoritetit Portual duke favorizuar  kompaninë malteze, pasi të vetmet asetet që ajo duhet të sillte iu ngarkuan publikut.

    Terminali i kontenierëve është një nga koncesionet më fitimprurëse të Portit.

    Vitin e kaluar, Mariner fitoi 1.2 milionë euro pas taksave, ndërkohë që regjistroi një xhiro prej gati 10 milionë eurosh. Praktikisht kontrata e operimit të kontenierëve privatizoi të gjithë fitimin e Portit të Durrësit, i cili tashmë ka vështirësi financiare.

    Kontrata mes Autoritetit Portual dhe kompanisë ka përfunduar zyrtarisht një ditë më parë. Edhe pse ajo lejonte opsionin e shytrjes me 20 për qind, Autoriteti Portual dhe ministria e Infrastrukturës nuk kanë pranuar ta zgjasin, për shkak se kanë ndier presionin e hetimeve të SPAK.

    Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi.

    Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar.

    Më parë, hetuesit e SPAK kishin marrë në pyetje anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të këtij tenderi, Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija. Ndërsa tani hetuesit kanë shkuar më tej duke sekuestruar dokumentacion.

    Cështja e pajisjeve është thelbi i hetimeve të SPAK dhe në fokusin e prokurorëve është roli i Pirro Vengut, i cili sipas burimeve, ndodhet në një pozitë jo fort komode në raport me hetimet./Kapital

    kontratën e kontenierëve të KURUM nisin hetimet SPAK aksion në Portin e Durrësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    June 14, 2026

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    June 14, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    June 14, 2026

    Pesë të arrestuar për krime lufte në Reçak, dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.