TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të martë në orën 12:00 në selinë blu, në një takim kyç për situatën në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Kjo mbledhje zhvillohet vetëm pak orë para se Këshilli Bashkiak të nisë seancën ku pritet të diskutohet dhe vendoset për shkarkimin apo jo të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në takim do të diskutohet edhe pozicioni i PD-së në Këshill, edhe pse demokratët kanë shprehur publikisht mbështetjen për praninë e Veliajt në seancë dhe qëndrimin e tyre pro shkarkimit.
Mbledhja e sotme pritet të japë drejtimet për qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar në këtë proces të rëndësishëm politik./Radar.al
Sherri me gërshërë tek Sanatoriumi/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: U zumë për…


