TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku një mjek ka plagosur me mjet prerës një infermier.
Ndërkohë që autori është arratisur, është zbardhur dëshmia e infermierit të plagosur. Bëhet me dije se e gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi.
Është zbardhur dëshmia e Mikel Osmanit, i cili rrëfeu para oficerëve të policisë se sherri nisi për motive banale.
“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale.”– mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient. Ndërkohë autori është identifikuar si Dashamir Çajka me detyrë mjek radiolog, i cili rezulton dhe president i ekipit të peshengritjes së Kamzës./Radar.al
Sherri me gërshërë tek Sanatoriumi/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: U zumë për…


