Informohu siç duhet

Sot primaret e PD-së/ Zbulohen kandidatët dhe procesi i votimit

Ditën e sotme PD do të mbajë votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve.

Për rrjedhojë kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet që do të zhvillohen me 11 Maji.

Burimet bëjnë me dije se votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.

Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete.

Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Më poshtë është dhe lista me vendeve ku do të votohet në Tiranë, si dhe fleta e votimit me emrat e 82 kandidatëve të qarkut.

Vendet e votimit: 

-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”

-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH

-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel

-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”

-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”

-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat

-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”

-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”

-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri

-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”

-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2

-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk

-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek

-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës

-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir

-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës

-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër

-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

Exit mobile version