Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Këta janë kufomat e PD”/ Detaje: Çfarë e përjashtoi Sinamatin nga “Primaret” demokratike

    February 21, 2025
    "Këta janë kufomat e PD"/ Detaje: Çfarë e përjashtoi Sinamatin nga “Primaret” demokratike

    Disa detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me përplasjet e ashpra mes demokratëve.

    Bëhet fjalë për përjashtimin e demokratit Admir Sinamatit nga gara e primareve.

    Kjo ndodhi pas përplasjeve të ashpra që Sinamati ka patur me kolegun e tij, Flamur Noka, si dhe për rrjedhojë të disa postimeve të bëra në rrjet.

    Në një postim në rrjetet sociale, Sinamati akuzon Flamur Nokën se përjashtimin nga gara e bëri 30 minuta pas mbledhjes së Kryesisë në bashkëpunim me Albana Vokshin.

    Sipas tij, Noka insistoi që Sinamati të lihet jashtë garës së primareve, megjithëse diçka e tillë nuk u pranua fillimisht nga kryedemokrati.

    Megjithatë Noka dhe Vokshi këmbëngulën sipas tij, duke përmendur se Sinamati ka shkelur etikën dhe në fund u vendos që të lihej jashtë garës së primareve.

    “Nëse ti Flamur mendon se unë duhet ta këmbej heshtjen time  për pazaret e tua dhe kujtdo tjetër që passjell humbjen e sigurtë të zgjedhjeve në Kukës me  mbështetjen tënde e ke gabim”, shkruan demokrati.

    Ndërsa më tej shton se Noka pas zgjedhjeve do ‘thyejë qafën’ dhe do kthehet në ‘kufomë politike’.

    Reagimi i plotë i Sinamatit:

    Duan të më rrëmbejnë “etikën” pasi nuk ia dolën me politikën.

    Pasi u përbetua lart e poshtë prej kaq kohësh duke kërkuar bashkëpunëtorë në bazë dhe qendër e nuk ia doli dot, dje, Flamur Noka kishte zgjedhur skenarin më të turpshëm; përjashtimin tim nga kandidimi në Kukës për çështje etike, duke bashkëpunuar me drejtuesen e KOKOE në PD zj. Albana Vokshi.

    Pavarsisht kërkesës së kësaj të fundit, dhe insistimit hakërryes të Flamurit, fillimisht kryesia e PD dhe vetë Dr. Berisha ua hodhi poshtë këtë dëshirë; por insistimi ishte aq këmbëngulës nga ana e Nokës sa çuditërisht e çbëri këtë vendim kryesie rreth 30 minuta pas përfundimit të mbledhjes.

    Por, këto njerëz (Albana e Flamuri) të verbuar nga qëllimi  e të bindur në solidaritetin e anëtarëve të kryesisë, nuk kishin lexuar CV time, ku qartësisht e kanë patur të shkruar që unë jam pedagog dhe tekstshkrues i lëndës BIOETIKA ( etika e deontologjia) MJEKËSORE në Fakultetin e Mjekësisë.

    Vetëm sivjet o Flamur dhe Albana kam ligjëruar leksionet e Etikës dhe kam vlerësuar me nota në librezë për rreth 700 studentë; e ky përjashtimi im për çështje etike merr kuptim vetëm për humbësa e ngelësa  etiko-politikë .

    Nëse ti Flamur mendon se unë duhet ta këmbej heshtjen time  për pazaret e tua dhe kujtdo tjetër që passjell humbjen e sigurtë të zgjedhjeve në Kukës me  mbështetjen tënde e ke gabim, sepse kështu unë(profesori i etikës) dhe politikani i terrenit do të kisha firmosur suicidin profesional dhe do të kisha prekur fundin moralo-politik, duke shkelur njëherazi mbi 11 parimet e Etikës dhe mbi besën e demokratëve e qytetarëve të ndershëm të Kukësit.

    Ju nuk keni se si t’i zbatoni parimet etike kur nuk i njihni ato, sepse raportin me librin dhe njerzillëkun e keni patur gjithmonë armiqsor Flamur.
    Nuk e di por jam i sigurtë nga veprimet që bën, se në bibliotekën tënde të përdorshme mund të keni vetëm një libër; “Zhozef Fushe” të Stefan Zëeig.

    Shkelës persistent i etikës politike jeni ju Flamur, që me veprimet tua aktive prej kopjaci të Fushesë, prej kaq kohësh keni bërë vetëm një gjë: i keni larguar PD dhe Dr. Berishës qindra kontributorë dhe bashkëpunëtorë politikë, por me mua do ta keni mision të pamundur.

    Edhe një gjë o Flamur: ju e dini se jam i specializuar në Mjekësi ligjore dhe si i tillë shpesh më duhet “të flas” me kufoma, si patolog politik do kisha dëshiruar të mos merrem kurrë me kufoma politike, por nëse ndodh unë ua di gjuhën edhe atyre.

    Unë kam bindjen se ju shumë shpejt pavarsisht vendit të sigurtë në listë keni për të “thyer  qafën” duke u shndërruar në “kufomë politike”, megjithëse nuk ia dëshiroj askuj, aq më tepër një ish-miku, sidomos në këto kohë të vështira.

    Unë KËTU jam e do të qëndroj, për ju nuk e dij.

    Tung Flamur!

    Hajt se folim (thonë në zhargonin e përditshëm kuksianët )..…

     

    "Këta janë kufomat e PD" Çfarë e përjashtoi Sinamatin Primaret e pd
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.