Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sot kuqezinjtë e Silvinjos janë gati, në Tiranë luhet “finalja”. Çfarë duhet të dini para ndeshjes

    September 9, 2025
    Sot kuqezinjtë e Silvinjos janë gati, në Tiranë luhet “finalja”. Çfarë duhet të dini para ndeshjes

    Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e fundit për muajin shtator, ku përballë do të ketë Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, kanë një takim shumë të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

    Në prag të këtij takimi, skuadra ka mbyllur pasditen e djeshme përgatitjet, duke zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, aty ku në 20:45 do të luhet ndeshja e pestë në grup për skuadrën tonë.

    STËRVITJA E FUNDIT- Kuqezinjtë ishin të plotë në stërvitjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania”, teksa dyshimi i vetëm për ndeshjen e nesërme, mbetet Myrto Uzuni. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe në tre ditët e fundit ka zhvilluar stërvitje individuale, teksa edhe pasditen e djeshme, në pjesën e parë të stërvitjes qëndroi me grupin. Pjesa tjetër e skuadrës, duket në gjendje të mirë fizike dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë trajneri Silvinjo në konferencën e fundit.

    NDESHJA- Takimi mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Ndryshe nga ndeshje te tjera, për këtë takim ka pasur një interes më të ulët për të blerë një biletë, ku pavarësisht se kapaciteti është me 20% më pak si edhe biletat janë në shitje prej thuajse një muaji, ende ka shumë bileta të pa shitura për takimin ndaj Letonisë. Barazimi i fundit në Riga si edhe paraqitja e kuqezinjve ndaj Gjibraltarit pavarësisht fitores, e ka zbehur shumë dëshirën e tifozerisë për të qenë prezentë në stadium.

    MOTI DHE TRANSMETIMI- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë, do të luhet në kushte mjaft të favorshme për një ndeshje futbolli duke qenë se temperaturat do të jenë relativisht të freskëta, të cilat do të jenë rreth 21-22 gradë celcius. Sakaq, ky takim do të transmetohet pa pagesë në “Klan Tv” si edhe në “Supersport”.

    GJYQTARËT- Për takimin mes Shqipërisë dhe Letonisë, është vendosur të gjykojë një grup nga Polonia, ku kryesor i takimit do të jetë Damian Sylvestrzak, i ndihmuar nga Pauel Sokolnicki dhe Adam Karasevish. Në dhomën “VAR”, do të jetë Piotr Lasyk, i ndihmuar nga Pauel Malek. Gjyqtar i katërt i këtij takimi, është Damian Kos.

    KUNDËRSHTARI- Skuadra e Letonisë ka mbërritur në Tiranë 2 ditë para ndeshjes dhe është vendosur në një nga hotelet e kryeqytetit. Fillimisht, Shqipëria ka zhvilluar seancën e saj stërvitore në “Air Albania” e më pas ka qenë radha e Letonisë për të zbritur në fushë, ku veç stërvitjes, u mbajt edhe konferenca për shtyp e trajnerit.

    PARASHIKIMET- Pavarësisht formës së dobët në ndeshjet e fundit, kompanitë e huaja të basteve e shohin më të favorizuar Shqipërinë në këtë takim. Përgjithësisht, fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.35 deri në 1.40, ndërkohë që fitorja e Letonisë ka një koeficient disi të lartë, që arrin deri në 10.5. Barazimi në këtë takim, kuotohet rreth 4.50, megjithatë është fusha e blertë ajo që do të përcaktojë fituesin në këtë takim, që për Shqipërinë duket se është bileta e fundit për të provuar shanset për në Botëror./PanoramaSport

    “Me 50 mijë lekë nuk shtyn 2 ditë”/ Tabaku: Të rinjtë mezi përballojnë studimet, qiratë me shifra marramendëse

    air albania Shqiperi-Letoni Silvinjo Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.