Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Sot Kosova pret Qipron, “dardanët” duan triumfin e tretë radhazi

    October 15, 2024
    Sot Kosova pret Qipron, “dardanët” duan triumfin e tretë radhazi

    PRISHTINË– Kosova do të kërkojë sot fitoren e tretë radhazi në grupin 2 të Ligës C të Kombeve, teksa pret Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda, është shfaqur optimist për një tjetër sukses, ndërsa kujtoi edhe triumfin bindës në Qipro me shifrat 0-4 në sfidën e vajtjes.

    “Në ndeshjen e kaluar kemi treguar mjaft cilësi. Jemi përpjekur që ta vëmë kundërshtarin nën presion sa më herët, kemi pasur agresivitet në lojë dhe kemi qarkulluar mirë topin. Një mangësi e jona ka qenë që nuk kemi arritur të shënojmë më shumë gola. Sot do të mundohemi të luajmë pak më ndryshe se sa në ndeshjen e fundit. E dimë që Qipro e ka ndërruar trajnerin, por ne duhet të luajmë sikur në Lituani, me energji dhe me mendësi të njëjtë. Qipro luan lojë mjaft dinamike, por ne jemi të përgatitur dhe presim të fitojmë.”-deklaroi Foda në konferencën për mediat.
    Ai theksoi se Kosova në Lituani bëri lojë mjaft të mirë dhe tregoi se luan si ekip.

    “Edhe në bisedat që kam me lojtarët iu them se më e rëndësishmja është të luajmë së bashku. Portieri Muriç është dashur të zëvendësohet pasi ka qenë i lënduar. Do të shohim nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për sot. Kemi mungesën e Elvis Rexhbecajt për shkak të pezullimit me kartonë, ndërsa edhe Valon Berisha është në dyshim për shkak të lëndimit”, përfundoi trajneri.

    Ashtu si në sfidën e kaluar, sot mungon sërish për shkak dëmtimi sulmuesi Vedat Muriqi./PanoramaSport

    Dardanet Franko Foda Ndeshja Kosove-Qipro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.