KLINË– Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, i njohur si “Tee” nga grupi TBA dhe vëllai i Unikkatilit.
Vëllai i reperit u gjet i pajetë të dielën në një banesë në Prishtinë, ndërkohë policia po punon ende për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Varrimi u bë në orën 13:00 në varrezat e Gjurakocit në Istog, ndërsa homazhet zhvillohen nga ora 9 në restorantin Fenix në Klinë.
Policia ka sekuestruar në banesën e tij substancë të dyshuar narkotike dhe armë zjarri./Radar.al
Vëllai i Unikkatilit gjendet i pajetë, çfarë u gjet në banesën e tij


