Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sondazhi: Bundestagu të heqë dorë nga rritja e dietave

    May 18, 2026

    Rritja e pagave të deputetëve në Gjermani lidhet automatikisht me zhvillimin e pagave. Por a duhet Bundestagu t’i përmbahet kësaj rritjeje këtë vit, kur vendi ndodhet në kurs kursimesh?

    Deputetët gjermanë në Bundestag do duhet të marrin më shumë para nga korriku, një rritje dietash që është e lidhur automatikisht me zhvillimin e pagave – por shumica e qytetarëve e refuzojnë këtë hap.

    Sipas një sondazhi planet refuzohen dukshëm nga popullsia. Në një sondazh të YouGov, të porositur nga Agjencia Gjermane e Shtypit, 85 për qind e të anketuarve u shprehën për heqjen dorë nga rritja e dietave. Vetëm 7 për qind ishin për ruajtjen e saj, ndërsa 8 për qind ishin të pavendosur.

    “Sinjal i gabuar politik”

    Mbështetja për një pezullim të ri ishte më e larta te përkrahësit e AfD-së, me 93 për qind. Por edhe simpatizantët e SPD-së dhe të CDU/CSU-së votuan qartë për heqjen dorë nga rritja, përkatësisht me 87 dhe 85 për qind. Në sondazh u theksua se deputetët mund të vendosin gjithashtu ta pezullojnë rritjen – ashtu siç ndodhi në vitin 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit, ku rritja e dietave u pezullua. Sipas parashikimit paga mujore e 630 deputetëve do duhej të rritej më 1 korrik me 497 euro, duke arritur rreth 12.330 euro, një rregullim automatik, bazuar në zhvillimin e pagave dhe i përcaktuar në ligjin për deputetët

    Mbështetje brenda politikës

    Aktualisht brenda Bundestagut ka konsensus për ta ndalur rritjen e dietave këtë vit. Për këtë angazhohet, përveç opozitës nga të Gjelbrit, e Majta dhe AfD, edhe grupi parlamentar qeverisës i SPD-së. SPD është shprehur qartë për pezullim, duke e konsideruar rritjen prej rreth 500 eurosh në muaj, në kohë kursimesh, si “sinjal të gabuar politik. Drejtuesi, Johannes Fechner, deklaroi për Agjencinë Gjermane të Shtypit se rritja prej gati 500 eurosh në muaj, në kushtet e diskutimeve të ashpra për kursime, do të ishte “sinjal i gabuar politik”.

    Fraksioni i Unionit ende nuk ka marrë një vendim. Mekanizmi ekzistues, sipas drejtuesit të parë parlamentar Steffen Bilger (CDU), siguron transparencë dhe qartësi. “Propozimi për ta pezulluar këtë mekanizëm në mënyrë të jashtëzakonshme ka ardhur edhe nga radhët e CDU/CSU-së”, tha ai. Për këtë çështje priten diskutime në organet e fraksionit dhe me partnerin e koalicionit.

    Bundestag Deputetët gjermanë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.