Reperi i njohur shqiptar Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla.
Reperi ripostoi në Instastory një foto të Ballës, ku pas tij dallohet qartazi karikatura e Profetit Muhamed.
Për rrjedhojë Stresi kërkon që Balla të heqë menjëherë karikaturën nga muri si dhe i bën një apel drejtuar policisë dhe shtetit për të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përmendur përballje me komunitetin mysliman nëse nuk veprohet.
“Ne e dimë kush je ti, të njohim që në kohën kur masturboheshe live… Të bëj thirrje urgjentisht të heqësh atë karikaturë nga muri. I bëj thirrje shtetit të marrë masa, ose përndryshe do përballeni me komunitetin mysliman. U dogj e gjithë Franca për këtë karikaturë, o i ndyrë. Kërkoj Drejtorisë së Policisë së Tiranës të marrë masa menjëherë!! Policia sa më shpejt veproni.” shkroi Stresi.
![]()


