Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Skema Kombëtare 2026: 5.2 mld lekë mbështetje për bujqësinë, drejt përafrimit me standardet e BE-së

    March 31, 2026

    TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026, me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, e cila synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat bëri të ditur se skema është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimesh me fermerët në të gjithë vendin, përmes më shumë se 23 takimeve me përfaqësues të sektorit në të gjitha qarqet, duke reflektuar nevojat konkrete dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues.

    Një nga risitë kryesore është mbështetja e plotë për të gjitha aplikimet fituese për projekte investimi, që përfshijnë serrat, pemtarinë dhe vreshtarinë, stallat, mekanikën bujqësore, linjat e përpunimit, akuakulturën detare dhe agroturizmin. Gjithashtu, do të hapet një thirrje e re për investime, ku parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për fermerët e rinj, 3 milionë lekë për ndërtimin e staneve dhe 500 mijë lekë për pajisje dhe makineri bujqësore.

    Blegtoria mbetet prioritet i skemës, me rritje të mbështetjes për krerët e gjedhit në 12 mijë lekë për kokë, për të imtat në 1,500 lekë për kokë dhe dyfishim të mbështetjes për bletarinë në 2 mijë lekë për koshere. Për herë të parë, parashikohet mbështetje prej 7 mijë lekësh për çdo dosë në sektorin e rritjes së derrit. Njëkohësisht, përgjysmohen pragjet e përfitimit, duke përfshirë edhe fermat më të vogla.

    Skema parashikon gjithashtu rritjen e mbështetjes deri në 70% të kostos për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra, si dhe mbështetje për subjektet e rritjes së peshkut në ujërat e brendshme me 200 mijë lekë për blerjen e rasatit.

    Në funksion të përafrimit me praktikat e Bashkimit Evropian, skema përfshin për herë të parë pagesa direkte për sipërfaqe të mbjella, ku fermat mbi 3 hektarë përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar. Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të vijojnë të mbështeten në masën 100% të përfitimit, ndërsa mbështetja për prodhimin organik dhe certifikimin GLOBAL GAP mbetet pjesë e skemës.

    Sipas ministrit Salla, këto masa synojnë të rrisin investimet, prodhimin dhe formalizimin e sektorit, duke e afruar bujqësinë shqiptare me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, në funksion të procesit të integrimit./Radar.al

    Andis Salla ministria e bujqesise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    April 25, 2026

    Lufta në Ukrainë, Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin, por jo në Rusi

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.