Site icon Informohu siç duhet

S’kanë fund skandalet në Lojërat Olimpike, në pranga mundësi egjiptian për sulm seksual në Paris

Mundësi egjiptian, Mohamed Elsayed.

PARIS– Lojërat Olimpike të këtij viti në Paris, kanë prodhuar shumë lajme për parregullsi gjithashtu edhe për rregulla të thyera nga pjesëmarrësit në “PARIS 2024”.

Sëfundmi, mediat e huaja kanë raportuar se mundësi egjiptian Mohamed Elsayed është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual. Elsayed dyshohet se kishte sulmuar një grua jashtë një kafeneje në zonën e Austerlitz në lagjen e 13-të të Parisit.

 “Mundësi është vendosur në pranga, sepse dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienteje në një kafene.”- deklarojnë autoritetet në Paris.

Pavarësisht se në fillim autoritetet nuk e zbuluan emrin, delegacioni egjiptian konfirmoi identitetin e mundësit si Mohamed Elsayed.

Në Lojërat e Parisit, atleti u eliminua në raundin e 16-të të mërkurën kundër azerit Hasrat Jafarov. Mundësi thuhet se ishte “plotësisht i dehur” kur u arrestua, sipas shtypit vendas. Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë të veçantë të premten se hapi një hetim për incidentin.

Exit mobile version