Një skandal ka përfshirë Policinë greke, pasi një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale tregoi një makinë patrulle që transportonte një frigorifer në bagazh.
Sipas mediave greke, këngëtarja e njohur Despina Vandi ka qenë personi që telefonoi policinë, duke kërkuar ndihmë për të dërguar frigoriferin në shtëpi, pasi makina e saj kishte pësuar një defekt në gomë në Athinë.
Pamjet kanë ngjallur indinjatë dhe tallje në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet ndaj efektivëve të përfshirë, të cilët duket se janë shndërruar në “furgon transporti” për artisten e famshme.
Ngjarja po trajtohet si shkelje serioze e etikës dhe detyrës policore, teksa Ministria e Rendit ka kërkuar raport të menjëhershëm për incidentin që ka bërë xhiron e rrjetit.


