Para disa ditësh, në Aeroportin e Mynihut ndodhi një skandal, ku këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u kërcënua nga një anëtar i sigurimit të aeroplanit, vetëm se ajo iu drejtua me pyetje në gjuhën shqipe.
Siç tregoi vet artistja në një video të publikuar në Instagram, ajo i ishte afruar sigurimit duke i folur në gjuhën e saj amtare, dhe pasi e ka dëgjuar atë në gjuhën shqipe, ai e ka kërcënuar.
Lidhur me këtë ngjarje, burimet kanë kontaktuar me ‘Lufthansa’ me të cilën Bebe Rexha po fluturonte atë ditë, për të kërkuar sqarime.
Përfaqësuesit e kompanisë deklaruan:
“Ne kontaktuam drejtpërdrejt Bebe Rexhën të shtunën për të kuptuar situatën dhe jemi duke kryer një hetim të brendshëm mbi çështjen. Si një linjë ajrore ndërkombëtare, ne lidhim njerëzit dhe vendet në mbarë globin. Mysafirët dhe punonjësit tanë vijnë nga e gjithë bota. Diversiteti dhe mundësitë e barabarta janë vlera thelbësore për kompaninë dhe kulturën tonë korporative. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj sjelljeje diskriminuese”.
‘Lufthansa’ ka sqaruar se këngëtarja ka hipur në fluturim normalisht dhe në kohë, duke arritur të kthehet në shtëpi.
“Ekziston gjithmonë një kontroll paraprak sigurie për të gjithë pasagjerët që nisen për në ShBA dhe Kanada në Aeroportin e Mynihut, të kryer nga një kompani sigurie para se pasagjerët të mund të hyjnë në zonën e portës. Bebe Rexha duket se u mërzit me njërin nga këta punonjës të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e ‘Lufthansa’.


