Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Skandal në Norvegji/ Djali i Princeshës rrezikon burgun, akuzohet për katër për*hunime dhe dhjetëra vepra penale

    August 18, 2025

    Një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit në Norvegji është ai i Marius Borg Hoiby, djali i madh i Princeshës Mette-Marit, i cili është vënë nën akuzë për një sërë veprash penale të rënda. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Hoiby akuzohet për 32 vepra penale, mes tyre katër raste përdhunimi, abuzim ndaj partneres, kufizim të lirisë dhe filmim apo regjistrim pa pëlqimin e viktimave.

    Në një konferencë për shtyp, prokurorja e përgjithshme Sturla Henriksbo theksoi se dënimi maksimal për akuzat e ngritura ndaj 27-vjeçarit është deri në 10 vjet burg. “Këto janë akte shumë të rënda që mund të shkaktojnë trauma të përhershme dhe të shkatërrojnë jetë njerëzish”, deklaroi Henriksbo.

    Emri i Marius Borg Hoiby-t, i cili është djali që Princesha Mette-Marit pati nga një lidhje para martesës me Princin e Kurorës Haakon, u rikthye në qendër të vëmendjes pas arrestimit të tij më 4 gusht 2024, kur dyshohej se kishte sulmuar partneren e tij. Ky rast çoi më pas në një sërë kallëzimesh dhe dëshmish nga gra të tjera, duke hapur rrugën për një hetim më të gjerë.

    Sipas aktakuzës, katër përdhunimet e pretenduara kanë ndodhur gjatë viteve 2018, 2023 dhe 2024, madje njëri prej tyre ndodhi pas nisjes së hetimit policor.

    Prokuroria norvegjeze ka theksuar se fakti që Hoiby është pjesë e familjes mbretërore nuk do të ketë asnjë ndikim mbi trajtimin e tij ligjor. “Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Henriksbo, duke nënvizuar se procesi gjyqësor do të zhvillohet si për çdo qytetar tjetër.

    Skandali ka tronditur opinionin publik norvegjez dhe ka vënë sërish në qendër të vëmendjes jetën private të familjes mbretërore. Procesi ndaj Marius Borg Hoiby pritet të nisë së shpejti, ndërsa pritet që detaje të tjera të bëhen publike në ditët në vijim.

    akuza BURG djali Norvegji perdhunime Princesha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.