Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

    July 1, 2025

    TIRANË– Nga sot, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin më kredi të pakufizuara për blerjen e banesave. Ka hyrë tashmë në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për vendosjen e tavaneve të reja në shumën që bankat mund të japin për blerjen e një shtëpie, si dhe në raportin mes këstit të kredisë dhe të ardhurave mujore të individit.

    Ky vendim, i marrë në muajin maj nga Banka e Shqipërisë, synon të frenojë huamarrjen e tepërt, të kufizojë rreziqet financiare dhe të garantojë një qasje më të kujdesshme ndaj kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme.

    Sa financojnë bankat për një shtëpi?

    Për blerjen e banesës së parë:

    • Kredia në lekë: maksimumi 85% e vlerës së banesës.

      • Shembull: Për një shtëpi me çmim 10 milionë lekë, banka mund të japë deri në 8.5 milionë lekë kredi, ndërsa 1.5 milionë lekë duhet të sigurohen nga qytetari.

    Për banesën e dytë:

    • Kredia në lekë: maksimumi 80% e vlerës së pasurisë.

      • Shembull: Për një shtëpi prej 10 milionë lekësh, qytetari mund të marrë deri në 8 milionë lekë kredi, ndërsa pjesa tjetër duhet të vijë nga kursimet ose të ardhura të tjera.

    Kufizime më të rrepta për kreditë në valutë

    Për të frenuar rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit, kreditë në valutë të huaj (euro, dollar, etj.) do të kenë tavane edhe më të ulëta:

    • 75% e vlerës së banesës për shtëpinë e parë

    • 70% e vlerës për shtëpinë e dytë

      Shembull: Nëse një qytetar kërkon të blejë një shtëpi me vlerë 100 mijë euro, për shtëpinë e parë do të marrë maksimumi 75 mijë euro kredi, ndërsa për shtëpinë e dytë deri në 70 mijë euro.

    Kufizime edhe për këstin e kredisë

    Përveç shumës që mund të përfitohet si kredi, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe kufizime në lidhje me përqindjen që kësti mujor i kredisë mund të zërë ndaj të ardhurave të qytetarit.

    • Për kredi në lekë:

      • 40% e të ardhurave për shtëpinë e parë

      • 35% për shtëpinë e dytë

    • Për kredi në valutë:

      • 35% për shtëpinë e parë

      • 30% për shtëpinë e dytë

    Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar mbingarkimin e qytetarëve me borxhe, për të ruajtur stabilitetin financiar të sektorit bankar dhe për të siguruar një rritje më të qëndrueshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

    Kreditimi për banesa ka qenë në rritje të fortë vitet e fundit, duke sjellë shqetësime për mbivlerësim të tregut dhe rrezik për familjet me të ardhura të kufizuara.

    Tashmë, blerja e një shtëpie me kredi kërkon më shumë kapital vetjak dhe përllogaritje më të kujdesshme të buxhetit familjar. /skyweb.al

    BSH S’ka më kredi për shtëpi 100%
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.