Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “S’je më pjesë e ajkës”/ Açka-Bardhit: Ç’të gjeti babam pse të lanë dje në fund të rreshtit

    April 12, 2025
    “S’je më pjesë e ajkës”/ Açka-Bardhit: Ç’të gjeti babam pse të lanë dje në fund të rreshtit
    Flutura Açka dhe Gazment Bardhi

    TIRANË-Deputetja Flutura Açka përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një shënim për demokratin Gazment Bardhi, ku hedh dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

    “Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm. Ç’të gjeti, babam? Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021. Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim? A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?”– shkruan Açka në postimin e saj.

    REAGIMI I PLOTË I FLUTURA AÇKËS:

    O hero, ty par(t)ia nuk të do!
    Shënimi i orës 12.00
    30.
    Me mitingun e djeshëm të hapjes se fushatës së PDs po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.

    Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.

    Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.

    Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është e prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.

    A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çdo të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythecëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.

    Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.

    Ç’të gjeti, babam?

    Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

    Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?

    A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?

    Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

    Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?

    Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PDn, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

    Gjithsesi, suksese!/Radar.al 

    Nga suksesi në Dibër me rrugën e Arbrit/ Balluku: Në Fier do marrim 11 mandate

    Asnjë logo e PS/ Sheshi mbushet me flamujt e Shqipërisë dhe BE

    “Tirana, motori i zhvillimit të Shqipërisë”/Manastirliu: Çdo shqiptar e ka bërë zgjedhjen

    Lezha ‘shkëlqen’ me Lahutën e Malësisë dhe poezinë së Fishtës, Manja kërkon 4 mandate

    Nga suksesi në Dibër me rrugën e Arbrit/ Balluku: Në Fier do marrim 11 mandate

    “Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’

    Flutura Açka Gazmend Bardhi sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.