Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Situatë emergjente në Sicili, mbi 500 persona evakuohen pas rrëshqitjeve masive të dheut

    January 26, 2026

    Autoritetet italiane kanë shpallur një alarm të ri për rrezik hidrogjeologjik në Siçili, pas dëmeve të shumta të shkaktuara nga cikloni “Harry”, i cili goditi rëndë bregdetin jonian të ishullit.

    Alarmi është aktivizuar në qytetin Niscemi, në provincën e Caltanissettas, me rreth 25 mijë banorë, ku rrëshqitje të mëdha dheu nisën ditën e djeshme rreth orës 13:00. Fenomeni ka shkaktuar çarje në rrugë dhe infrastruktura, duke detyruar një pjesë të banorëve të braktisin banesat e tyre.

    Situata u përkeqësua nga reshjet e dendura të shiut, të cilat intensifikuan lëvizjen e dheut. Si masë parandaluese, Mbrojtja Civile urdhëroi evakuimin e rreth 500 banorëve që jetojnë në zonat e konsideruara me rrezik të lartë.

    Zonat më të prekura përfshijnë lagjen “Santa Croce”, rrethin Belvedere dhe territorin që shtrihet deri në përroin “Benefizio” dhe zonën “Pirillo”.

    Kryetari i Bashkisë së Niscemit, Massimiliano Conti, urdhëroi mbylljen e shkollave për ditën e nesërme dhe aktivizoi Qendrën e Operacioneve Komunale për menaxhimin e emergjencës.

    Aktualisht, qyteti është i aksesueshëm vetëm në një drejtim, ndërsa rrëshqitjet e dheut kanë arritur një thellësi prej rreth 25 metrash. Me urdhër të shefit rajonal të Mbrojtjes Civile, Salvo Cocina, qindra shtretër kampingu po transportohen nga Palermo drejt palestrës “Pio La Torre”, për t’u përdorur si strehë e përkohshme për të evakuuarit.

    rrëshqitje toke siçili situata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.