Presidenti Bajram Begaj shprehu shqetësimin e thellë për situatën kritike të zjarreve që po përfshijnë vendin. Ai bëri apel për vetëdije dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë qytetarët, duke i ftuar veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh dhe Njësisë Administrative Skënderbegas të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e emergjencave, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë.
Begaj vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e forcave të angazhuara në terren, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre nga çdo qytetar.
Ai falënderoi gjithashtu vendet mike që po ofrojnë ndihmë me helikopterë dhe pajisje të specializuara për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve.
Postimi i Presidentit Bajram Begaj:


