Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive në lumin Drojë. Ai thekson se pavarësisht vështirësive përgjatë argjinaturës, reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm.
Sipas Sallas, Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka angazhuar dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për stabilizimin e zonës dhe mbrojtjen e tokave përreth.
“Ekipet mbeten plotësisht të angazhuara dhe në koordinim me autoritetet vendore, për të rikthyer situatën nën kontroll”, shkruan ministri në postimin e tij në Facebook.
Situata vazhdon të monitorohet nga strukturat vendore, ndërsa ndërhyrjet intensive synojnë parandalimin e dëmeve të mëtejshme në tokat bujqësore dhe infrastrukturë.


