Ministria e Mbrojtjes raportoi sot 37 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin. Situata më kritike është në Delvinë, ku flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj, duke rrezikuar jetën e banorëve. Në operacion po marrin pjesë dy helikopterë çek e sllovak dhe avioni “Canadair” nga Italia.zjarri
Zjarre të rrezikshme po vijojnë në Finiq, Gramsh, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe zona të tjera, ku disa banesa janë djegur dhe është dhënë urdhër evakuimi. Era dhe terreni i vështirë e bëjnë të pamundur fikjen e menjëhershme, ndërsa qindra forca tokësore e ajrore vijojnë luftën për izolimin e tyre.


