Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Siri: Kush e ka kontrollin pas përmbysjes së Asadit?

    December 10, 2024

    SIRI– Pushteti i sundimtarit të ashpër Bashar al-Asad u përmbys. Gjithçka duhet të dini për të kuptuar gjendjen në Siri?

    Kush e kontrollon tani Sirinë?

    Asad u rrëzua nga aleanca islamike “Hayat Tahrir al-Sham” (HTS). HTS ka një histori të komplikuar të lidhur me konfliktin sirian. Fillimisht u themelua si Xhabhat al-Nusra në vitin 2011, duke qenë një degë e organizatës terroriste islamiste al-Kaida, e themeluar me ndihmën e Abu Bakr al-Baghdadi, liderit të njohur xhihadist që më vonë drejtoi Shtetin Islamik (IS).

    HTS dhe lideri i saj, Abu Muhammad al-Xhulani, vitet e fundit janë distancuar nga organizata terroriste ekstremiste Al-Kaida dhe janë përqendruar tek Siria. Për këtë arsye, HTS nuk është në listën e organizatave terroriste nga Shërbimi Federal Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, siç bëri të ditur të hënën (09.12.2024) një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Brendshme të Gjermanisë.

    Fitoret ushtarake të HTS, së bashku me grupe të tjera, përfshirë ato me karakter jo-fetar, ndjekin një agjendë kombëtare drejtuar kundër qeverisë siriane,” argumenton qeveria gjermane. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të dielën në mbrëmje në një videomeseazh, se qeveria e re e Sirisë do të shikohet nga puna që bën.

    A ka paqe tani në Siri?

    Luftimet mes grupimeve vazhdojnë: Një grup i madh koalicioni që merr pjesë në ofensivën mbi  Alepon është Armata Kombëtare Siriane (SNA), e themeluar në vitin 2017 e që bashkon dhjetëra fraksione me ideologji të ndryshme.

    Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë një koalicion luftëtarësh kryesisht kurdë, përkrahur nga arabët dhe grupe të tjera etnike, që kanë dalë gjatë luftës civile siriane. SDF ka operuar nën udhëheqjen e Njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG) dhe ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, veçanërisht gjatë fushatës kundër Shtetit Islamik.

    Çfarë roli kanë fuqitë ndërkombëtare

    Turqia
    Turqia ka ushtruar ndikimin e saj në Siri duke mbështetur grupe të armatosura si HTS dhe SNA. Që nga fillimi i luftës civile, ushtria turke ka kryer disa ndërhyrje ushtarake përtej kufirit në Siri, kryesisht kundër forcave kurde siriane.

    Rusia
    Rusia ka qenë aleatja më e besueshme e Assad-it, duke ofruar mbështetje ushtarake dhe logjistike gjatë gjithë luftës. Goditjet ajrore dhe trupat e saj e ndihmuan Assad-in të ruante pushtetin për vite, por kapaciteti i saj për të ndërhyrë është zvogëluar ndërkohë që burimet janë devijuar për luftën në Ukrainë. Asadi e ka shpërblyer Rusinë në të kaluarën duke i dhuruar pika të rëndësishme strategjike, sidomos porte në vend.

    Irani
    Irani e sheh Sirinë si një lidhje jetike në “aksin e rezistencës”, një koalicion milicish në Lindjen e Mesme që lufton kundër ndikimit të SHBA-së dhe Izraelit. Ai ka mbështetur Assad-in duke dislokuar forca iraniane dhe luftëtarë të Hezbollah-ut, ndërsa Damasku lejoi kalimin e armëve nga Irani dhe Iraku në Liban.

    Shtetet e Bashkuara
    SHBA mbështetën grupet opozitare gjatë fazave të hershme të rebelimit në vitet 2010, por më pas e ndryshuan fokusin në luftën kundër Shtetit Islamik.

    Izraeli
    Gjatë dekadës së kaluar, Izraeli ka sulmuar shpesh nga ajri asetet e Iranit dhe Hezbollah-ut në Siri. Veprimet e tij synojnë ndërprerjen e dërgesave të armëve për Hezbollahun dhe neutralizimin e kërcënimeve pranë lartësirave të okupuara të Golanit.Të hënën, 9.12. Izraeli njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj depove të armëve të avancuara në Siri, me qëllim neutralizimin e kërcënimeve të mundshme pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Assad. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria do të shkatërrojë armët strategjike të rënda në të gjithë Sirinë, përfshirë raketat tokë-ajër, sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat tokë-tokë, raketat lundruese, raketat me rreze të gjatë dhe raketat bregdetare. Ministri i Jashtëm, Gideon Saar, theksoi se Izraeli nuk ka interes të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë, por synon të mbrojë qytetarët e tij duke parandaluar që armët strategjike, si armët kimike të mbetura ose raketat me rreze të gjatë, të bien në duart e ekstremistëve.

    Ku ndodhet Bashar al Assad? 

    Bashar al-Assad dyshohet të jetë në Moskë, sipas agjencive ruse të lajmeve. Dy agjencitë shtetërore, Tass dhe Ria Novosti, raportuan të dielën (08.12.2024), duke cituar një burim në Kremlin, se Rusia i ka dhënë Assad-it azil për arsye humanitare. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, (Syrian Observatory for Human Rights, SOHR), me seli në Mbretërinë e Bashkuar, Asad e la Damaskun të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00 me një avion privat. Edhe burime ushtarake siriane konfirmuan këtë informacion. Damasku është në festë: Video dhe foto në rrjetet sociale tregojnë popullin duke hyrë në pallatin presidencial të sundimtarit të rrëzuar dhe duke festuar./DW

    asadi Siri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    July 28, 2026

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    July 28, 2026

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    July 28, 2026

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.