Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Si të ndalet murtaja e bagëtive? Ekspertët grekë sjellin zgjidhje për shpëtimin e tufave

    June 18, 2025

    Murtaja e ruminantëve, një nga sëmundjet më të rrezikshme për bagëtinë, mund të vihet nën kontroll brenda dy muajsh – por vetëm nëse fermerët zbatojnë me përpikëri masat parandaluese.

    Eksperti grek i epidemiologjisë veterinare, George Valiakos, i pranishëm në Shqipëri për të ndarë përvojën e vendit të tij, thekson se ndalimi i tregtimit dhe lëvizjes së deleve dhe dhive është thelbësor për të frenuar përhapjen.

    “Në Greqi, pati shumë përhapje, por pak asgjësime, falë bashkëpunimit të ngushtë mes veterinerëve dhe fermerëve. Koha është aleati juaj më i madh – temperaturat e larta ndihmojnë në zhdukjen e virusit. Por situata mbetet serioze dhe nuk duhet të neglizhohet asnjëherë”, u shpreh ai.

    Valiakos shton se ndonëse ekziston mundësia e vaksinimit, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë që synon tregjet evropiane. “Vaksinimi është i diskutueshëm për shkak të cilësisë së vaksinave dhe rrezikon të përjashtojë vendin nga eksporti i produkteve shtazore për vite me radhë,” paralajmëroi eksperti grek.

    Ai rekomandon identifikimin e shpejtë të rasteve, izolimin dhe asgjësimin e kafshëve të infektuara, si dhe hartimin e menjëhershëm të politikave mbështetëse për fermerët e prekur.

    “Ne në Greqi kemi dhënë subvencione deri në 200 euro për çdo krerë të humbur dhe kemi siguruar ushqim për tufat e mbetura. Edhe Shqipëria duhet të ndihmojë fermerët në këtë periudhë të vështirë,” theksoi Valiakos.

    Murtaja besohet të jetë futur në Shqipëri përmes tregut të paligjshëm të kafshëve, ku qingjat e sëmurë nga Rumania hyjnë pa dokumentacion shëndetësor apo numra identifikimi, duke sjellë një rrezik të madh për blegtorinë vendase.

    bagëti ekspertët MURTAJA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.