Policia e Perugia gjatë një operacioni në zonën e Massa Martana në Itali arrestoi një shqiptar 22-vjeçar në shoqërinë e një 27-vjeçari sllovak dhe një italiani 23-vjeçar të cilët po transportonin rreth 14 kilogramë kokainë.
Gjatë kontrollit fizik të dyshuarve iu gjetën dhe afro 25 mijë euro cash, që dyshohen që burojnë nga aktiviteti kriminal.
Karabinierët fillimisht vunë re gjatë shërbimit një mjet të dyshimtë në lëvizje afër Ternit, ndaj vendosën që të ushtronin kontrolle fizike, raporton “ANSA”.
I dyshuari tentoi të arratisej, duke përplasur makinën e policisë e për pasojë mbetën të lënduar 2 nga efektivët në operacion, të cilët iu shmangën goditjes fatale.
Gjatë ndjekjes mjeti i autorëve u bllokua dhe në kontrollin poshtë sediljeve, u gjetën të fshehura rreth 6 kg hashash të paketuara.
Kontrolli u shtri edhe në banesa, ku u zbuluan 7 kg lëndë e ngurtë që rezultoi po hashash dhe gjysmë kilogrami marijuanë, si dhe 25000 euro cash.
Të rinjtë u prangosën për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, kurse emrat e tyre nuk u publikuan për shkak të hetimeve, pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale narkotrafiku.


