Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 ka qenë me plot surpriza. Dy finalistët tani të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa dy të tjerë do të zgjidhen të shtunën.
Ndërkaq katër banorë të tjerë do të largohen përfundimisht nga gara dhe çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Pas spektaklit, Egli Tako dhe Gjesti janë larguar nga pjesa tjetër e shtëpisë për të qëndruar në sauna.
Në një moment ka hyrë Joz Marku, i cili nuk i ka lënë të qetë duke hedhur batuta me ta. Këngëtari pejan i kërkoi që të dilte jashtë dhe të mos i pengonte pasi nuk donin të kishin debate me të.
Jozi nuk pranoi ndërsa Gjesti më pas i hodhi një kovë me ujë për të larguar nga vendi. “Dil, dil vëlla jashtë. Të lutem kaq. Na lër të qetë. Që nuk do me na lënë të qetë gjumë nuk ka”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=HmfKAS4OKsc