Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Si është të jetosh në një muze me mure parafabrikat?

    April 7, 2025
    Si është të jetosh në një muze me mure parafabrikat?

    Një nga ndërtesat më të njohura me parafabrikate në Berlinin perëndimor është Corbusierhaus, e cila u projektua nga arkitekti zvicerano-francez, Le Corbusier, i njohur edhe si babai i stilit brutalist.

    Corbusierhaus u ndërtua në vitin 1957 në kuadër të konkursit Interbau, që solli në Berlin arkitektë të mëdhenj si Alvar Aalto, Oscar Niemeyer, Walter Gropius etj., për të rindërtuar një pjesë të Berlinit perëndimor si shembull i jetesës moderne pas Luftës së Dytë Botërore.

    Mini-qytete vertikale

    Kjo ndërtesë banimi me 17 kate ka 530 apartamente dhe është një përshtatje e projektit origjinal francez në Marsejë. Por disa ide të Le Corbusier-it u modifikuan për t’iu përmbajtur rregullave gjermane të ndërtimit dhe rrethanave lokale në Berlin.

    Corbusierhaus është pjesë e serisë së ndërtesave të banimit të konceptuara si qytete të vogla vertikale – me dyqane, shkolla, dhe objekte rekreative brenda tyre, edhe pse versioni në Berlin nuk i përmbush të gjitha këto funksione.

    Ndryshim i papritur

    Para disa vitesh Corbusierhaus u shpall monument kulture i mbrojtur nga shteti. Ajo vazhdon të funksionojë si ndërtesë banimi, dhe shumë nga banorët janë arkitektë, artistë dhe dashamirës të modernizmit.

    Disa prej banorëve kujdesen për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore të Corbusierhaus.

    Çfarë do të thotë të jetosh në një monument kulture?

    Marcus Nitschke, i cili është vetë arkitekt dhe banor në kompleksin e Le Corbusier thotë se: “nuk është e lehtë, sepse kur duhen bëre riparime, shpesh ato janë shumë të shtrenja dhe të ndërlikuara në detaje.”

    10 vjet më parë askush nuk e besonte, që kjo lloj ndërtese do të bëhej pjesë e trashëgimisë kulturore. Por që kur ajo mori atë status, ka pasur një rritje të pabesueshme të numrit të vizitorëve, të cilët janë shumë të interesuar, dhe kjo është një sfidë për banorët.

    “Sepse befas e gjen veten në korridor të rrethuar nga turistë me kamera, të cilët bëjnë shumë pyetje. Nga njëra anë, vëmendja e turistëve na pëlqen, por nga ana tjetër ne banojmë këtu dhe duhet kemi kujdes që këto vizita të mos e kalojnë masën.” – thotë Marcus Nitschke./DW

    Po shihte ndeshjen me të birin/ Kush është shqiptari që u v*a nga bashkëatdhetari në Itali

    Corbusierhaus muze me mure parafabrikat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.