Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Si do të qeverisë Trump? “Shumë njerëz do befasohen kur të paguajnë më pak taksa”

    November 12, 2024
    Trump zbulon 2 emrat që i përjashtoi nga administrata

    Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngrihen janë se si do t’i zbatojë ai premtimet e fushatës, apo nëse do të synojë të ndëshkojë kundërshtarët e tij politikë. Nga ana tjetër, demokratët po reflektojnë lidhur me humbjen e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, njofton.

    Pas fitores në zgjedhje e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar tek Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe tek mënyra se si ai do të qeverisë. Mbështetësit e tij thonë se edhe amerikanët që nuk votuan për ish-presidentin do të shohin përmirësim të jetës së tyre.

    “Mendoj se shumë njerëz, edhe ata që kanë besuar disa pretendime të rreme për Donald Trumpin do të befasohen për të mirë kur të shohin se do të paguajnë më pak taksa. Çmimet do të ulen dhe kufiri do të jetë i sigurt”, thotë ish-kandidati republikan për President, Vivek Ramaswamy.

    Me zgjedhjen e Susie Wiles si shefe të kabinetit të zotit Trump, administrata e presidentit të zgjedhur tashmë po merr formë.

    Në fundjavë zoti Trump sqaroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, se ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nuk do të marrin pozitë në kabinetin e ri të tij.

    Ndërkohë janë ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump do t’u qëndrojë disa deklaratave që bëri gjatë fushatës për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe atyre që kanë ngritur padi kundër tij.

    “Do t’u tregoj atë që Donald Trumpi e ka thënë shpesh; hakmarrja jonë do të jetë suksesi, e suksesi do të jetë hakmarrja jonë”, thotë zoti Ramaswamy.

    Për ata që mbështetën kandidaten demokrate Kamala Harris, kjo është një kohë reflektimi.

    “Klasa punëtore e këtij vendi është e zemëruar dhe jo pa arsye. Falë ekonomisë sot, ata që janë të pasur po jetojnë jashtëzakonisht mirë, ndërsa 60% e popullatës mezi ia dalin të mbyllin muajin”, tha për rrjetin CNN senatori i pavarur Bernie Sanders.

    Ndërsa vlerësoi arritjet e administratës së Presidentit Biden, senatori Sanders tha se ka ende shumë punë për të bërë.

    “Ne kemi nevojë për një plan që i thotë klasës punëtore se do të krijojmë një ekonomi dhe një qeveri që punon për ju. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqni donatorët e mëdhenj, ata me shumë para nga politika”, tha senatori Sanders.

    Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit më 20 janar. Zoti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump për ta uruar pas fitores së tij në zgjedhje. Të dy do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

    VOA

    Trump zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.