Pas deklaratës së Drenushës se ajo me prezencën e Atillës në “BBVK” nuk ndihej e kërcënuar dhe me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për largimin e ish-burrit të saj nga ky spektakël, ka ndodhur “momenti i shumëpritur”.
Papritmas mesa duket Atilla ka vendosur të braktisë shtëpinë.
Përgjatë fjalës së tij në ambientet e shtëpisë, ai është vënë re teksa përmend arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë reality show. E në fund ai iu uroi fat të gjithë pjesëmarrësve.
Atilla Kardesh: Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu. A është lojë? A me i qartësuar gjërat? Siç e dini unë dhe Drenusha i kemi 2 fëmijë bashkë. Dy fëmijë kanë hyrë në lojë kur jemi ndarë. Kështu që raporti im me ju është shumë i rregullt. Qëllimi im ka qenë që t’i drejtohem edhe Drenushës se i kemi dy fëmijë si drita që janë përgjegjësia edhe e imja, edhe e jotja. Kështu që besoj dhe shpresoj që konflikti, urrejtja dhe të gjitha gjërat të futen në dhe, dhe të shohim para për ata dy fëmijë. Unë ta bëj punën time si baba, e ti si nënë. Më vjen mirë që të takova. Jeni të gjithë të shkëlqyeshëm dhe vazhdoni lojën. Të gjithëve iu uroj fat.
LEXO EDHE:
“Atilla, banori më i ri i BBVK”/ Irritohet Arbenita Ismajli: Turp, një dështim!


