Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, nuk ndalet së surprizuari publikun edhe pas daljes nga spektakli. Me stilin e tij të veçantë, energjinë pozitive dhe qasjen e drejtpërdrejtë, ai vazhdon të mbajë vëmendjen mbi vete.
Së fundmi, reperi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e tij: “Veshu, ndreqhu, hala e para, shumë, shumë shpejt tjetra”, shkruan ai në një InstaStory, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor është në rrugë.
Ky sinjal vjen në kohën kur fansat presin me padurim hapat e tij të ardhshëm, dhe fraza e përdorur prej tij duket si paralajmërim i kthimit të tij në skenën muzikore.
Me mijëra ndjekës që e mbështesin, Gjesti pritet të sjellë shumë surpriza dhe të vijojë të jetë një nga artistët më të përfolur të momentit.


