Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortë, 2 të arrestuar

    June 10, 2025

    KORÇË– Policia e Korçës ka njoftuar se ka vënë në pranga dy persona pasi kanë shtyrë një të mitur 12-vjeçar që të grabiste në shtëpinë e tij, 6 milionë lekë në kasafortë.

    Bazuar në njoftimin e “bluve” të Korçës mësohet se dy shtetasit A.S dhe S.T. kanë përfunduar pas hekurave për ‘Vjedhje’ me pasoja të rënda.

    Njoftimi i plotë:

    Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 milionë lekë kursime të familjes, me kërkesë të Prokurorisë Korçë arrestohen shtetasit A.S dhe S.T. për ‘Vjedhje’ me pasoja të rënda

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan shtetasit A.S. dhe S.T., për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal. Ndërsa u caktua masa e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për të miturin M.S. për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1319, datë 27.12.2023, të nisur si pasojë e denoncimit të shtetasit A.S. pas konstatimit se në kasafortën e shtëpisë së tij mungonte një shumë 6.6 milionë lekë (të reja), prokuroria ngriti dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se paratë janë marrë nga fëmija i mitur i denoncuesit, i përdorur nga shtetasit e arrestuar për të vjedhur shumën e parave.

    Hetimet 18 mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë provuan se i mituri u përdor nga dy të arrestuarit për të marrë kursimet e familjes dhe se u dha lekë këtyre shtetasve për një periudhë pesë mujore Korrik-Nëntor të vitit 2023.

    Sipas prokurorisë ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se, shtetasit nën hetim S.T. dhe A.S., ky i fundit recidivist në këtë vepër penale, dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S. kanë kryer veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K.Penal dhe “Shtytja e të miturve në krim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 129 e 25 i K.Penal.

    Shtetasit A.S. dhe S.T. dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S., kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasurinë e luajtshme të denoncuesit, fakt që rezultoi i provuar, por edhe i pranuar nga deklarimet e marra personave nën hetim, duke përdorur si ekzekutor shtetasin e mitur A.S. të moshës 12 vjeçare./Radar.al

    “Një ditë vetëm me Jonin?” Nuk është Ledri, me kë po pushon Xhensila Myrtezaj në jug të Shqipërisë

    12-vjeçari 2 te arrestuar korçë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.