Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në Insatgramin e tij, Luiz Ejlli ka përkrahur Policinë Ushtarake të Kosovës të cilët i ka vlerësuar gjithashtu si burra të fortë.
Teksa postoi një foto me dy prej tyre, Luizi përbri shkroi: Nderi i një kombi matet me guximin e burrave që e mbrojnë me uniformë. Ata nuk kërkojnë lavdi, por janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet. Kur sheh këta burra, kupton se Kosova ka rrënjë të thella dhe shtyllë të fortë. Mbi tokë të lirë, ecin burra të fortë. Respekt për Policinë Ushtarake të Kosovës.
Shpesh herë artisti ka shfaqur përkrahje dhe mbështetje për njerëzit që punojnë shumë për të përmirësuar më tej vendin si dhe njihet gjithashtu dhe si një nga njerëzit më atdhedashës.
Madje para pak kohësh Ejlli dedikoi ca strofa trojeve të bukura shqiptare.



