Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shtyhet seanca ndaj gazetarit Elton Qyno. SPAK kërkon kohë

    March 19, 2025
    Shtyhet seanca ndaj gazetarit Elton Qyno. SPAK kërkon kohë

    Burimet bëjnë me dije se Kushtetuesja caktoi shtyrjen e seancës për çështjen e gazetarit Elton Qyno.

    Gjatë seancës publike për çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarit, pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Dorian Matlija mësohet se ka kërkuar asgjësimin e të gjitha materialeve që SPAK ka mundur të aksesojë nga telefonat dhe kompjuterat e gazetarit.

    Referuar kërkesës së bërë, Matlija tha se gjithashtu kërkon nga Prokuroria e Posaçme kthimin e të gjitha sendeve që hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë sekuestruar nga kontrolli që bënë në banesën e gazetarit.

    Ndërkohë SPAK ka kërkuar shtyrjen e seancës në mënyrë që të kenë më shumë kohë që të konsultohen lidhur me kërkesat e bëra nga gazetari dhe përfaqësuesi i tij ligjor.

    Për rrjedhojë mësohet se seanca është shtyrë për në datën 2 prill.

    DISKUTIMET NË SEANCË:

    Avokati Dorian Matlija: Së pari me mësojmë edhe një fakt të rëndësishëm që ka lidhje me SPAK ka kopje të imazheve të pajisjeve dixhitale të kërkuesit. Nuk janë kthyer të gjitha sendet e sekuestruara, por ruajtja e kopjes do të thotë që vazhdojnë dhe disponojnë të dhëna. Kemi kërkuar edhe urdhërimin e shkatërrimit të të gjitha kopjeve që ka në dispozicion SPAK sepse është ajo pjesë që vë në rrezik të drejtën që kërkon të mbrojë kërkuesi; që është konfidencialiteti i burimeve. Por edhe sekretet e tij vetiake. Kërkojmë që jo vetëm të shkatërrohen kopjet, por po ashtu do të donim që derisa kopjet të shkatërrohen të mos aksesohen dhe të mos bëhen kopje të tjera. Do ishte mirë që të kishte një protokoll në momentin që të bëhet kjo. Në praninë e mbrojtësit, në prani të akuzuesit dhe me një procesverbal që thotë “që çdo gjë që disponon SPAK nga këto të dhëna tashmë janë të shkatërruara”. Kjo është ideja pse jemi para kësaj Gjykate.

    SPAK: Sapo u njohëm me këtë kërkesë, ndaj edhe kërkojmë kohë. Këtë kërkesë për ndryshimin e objektit ne nuk e kemi. Kërkojmë që të bëjmë një konsultim. Kjo është një kërkesë që duhet të konsultohemi. Ndaj kërkojmë dhe mirëkuptimin për shtyrjen e seancës.

    Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtje të tij, Qyno thotë se po i dekonspirohen burimet dhe e quan aksionin e SPAK si të paligjshëm./ Marrë nga Zëri

    asgjesimi i te dhenave Elton Qyno shtyhet seanca spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    July 21, 2026

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    July 21, 2026

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    July 21, 2026

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.